Tensione para “Shqipëri-Francë”, përplasje mes tifozëve

Pak orë para fillimit të ndeshjes së shumëpritur mes Francës dhe Shqipërisë, disa tifozë janë grindur mes tyre me sende të forta. Grindja fillimisht ka filluar me shishe e më pas është shoqëruar me gurë.
Gjithçka ka lindur mes tifozëve të Tetovës dhe të Prishtinës. Policia ka ndërhyrë për të ndarë grupet e tifozëve dhe e ka shuar këtë konflikt të çastit.
Tifozët mes dy grupimeve, që u përballën me njëri-tjetrin kanë biseduar për uljen e tensioneve. Edhe vet pjesëtarët e grupimit të tifozëve “Kuq e Zi”, kanë deklaruar se kjo ishte një gjë që nuk duhej të ndodhte. Situata është normalizuar dhe tifozët presin fillimin e ndeshjes.