Bendtner optimist rreth qëndrimit

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 17:00
Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner është optimist për të ardhmen e tij në klub.
Reprezentuesi danez ka bërë të ditur se menaxheri Arsene Wenger nuk i ka thënë atij se do të jetë në shitje gjatë afatit kalimtar të verës. “Kam biseduar me Wengerin. Por, ai nuk më ka thënë se gjatë verës duhet të kërkoj një klub të ri për të luajtur apo se nuk është i kënaqur me mua”, tha Bendtner për Sporten.dk. Bendtner ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2014.