Pajtimi i papritur
Pas vitesh të tëra të konflikteve dhe dy grupet rivale palestineze, Fatah dhe Hamas, papritmas kanë janë pajtuar për krijimin e një qeverie të unitetit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Reagimet amerikane që e pasuan marrëveshjen duken të rezervuara, përderisa ajo te pala izraelite nxiti frikë dhe mosbesim.
Përfaqësuesit e të dy organizatave palestineze nënshkruan në Kajro një marrëveshje, që u arrit me ndërmjetësimin e shërbimit sekret egjiptian.
Qeveria e unitetit pritet të përbëhet nga ekspertë të pavarur të të dyja grupeve.
Organizata radikale islamike Hamas është në pushtet në Rripin e Gazës që prej vitit 2007, ndërsa Fatahu është në pushtet në Bregun Perëndimor. Një udhëheqje unike politike është një prej parakushteve kryesore për krijimin e shtetit palestinez. Izraeli dhe SHBA u shfaqën skeptike në reagimet e para.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, theksoi se autoritetet palestineze duhet të vendosin se me cilën palë duan të vendosin paqe.
"Autoritetet palestineze duhet të zgjedhin nëse duan paqe me Izraelin apo me Hamasin.
Me të dyja s’është e mundur, sepse qëllimi i Hamasit është shkatërrimi i Izraelit, siç e ka thënë hapur", tha Netanyahu.
Paralelisht, ministri i Jashtëm ziaretit, Avigdor Lieberman, bëri thirrje të premten që shtetet botërore të mos e njohin qeverinë palestineze që do të formohet si rrjedhojë e pajtimit ndërmjet Hamasit dhe Fatahut.
Shtëpia e Bardhë, ndërkaq, e cilësoi Hamasin grup “terrorist”, duke theksuar se çfarëdo qeverie e ardhshme palestineze, që shpreson arritjen e paqes me Izraelin, duhet të shpallë tërheqjen nga dhuna dhe njohjen e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar.