E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bendtner refuzon Hoffenheimin

Lideri i Bundesligёs, Hoffenheim, ka dёshtuar nё tentimin tё sigurojë shërbimet e sulmuesit tё Arsenalit, Nicklas Bendtner. Babai i sulmuesit danez ka zbuluar se djali i tij ka hedhur poshtë shansin tё nёnshkruajё me klubin gjerman. Sapo ёshtё promovuar nё ligёn mё tё mirё gjermane, Hoffenheim, i përkrahur nga pronarët miliarderë, ka shkëlqyer kёtё sezon duke qenё kampion vjeshtor i Bundesligёs, me pikё tё barabarta me Bayern Munichun por me diferencё mё tё mirё golash. "Hoffenheim ka treguar interesim. E di kёtё. Ka disa klube qё interesohen gjatё periudhës sё kalimtare. Gjithmonë mё pëlqen dhe jam i gëzuar qё ka interesim pёr Nicklas, por transferi nuk do tё ndodhë tash. Nicklas do tё mbetet nё Arsenal", ka thёnё babai i sulmuesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›