Shpërthim në Kazermën e FSK-së në Pejë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kazermën ku janë të vendosur pjesëtaret e Forcës ë Sigurisë së Kosovës në Pejë. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por demet materiale konsiderohet të jenë të mëdha. Policia e Kosovës ka njoftuar se ende nuk dihen motivet e këtij akti dhe se nuk ka të dyshuar e as të arrestuar për këtë akt kriminal. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Avni Gjevukaj tha për Kohavisionin se policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke i vazhduar hetimet