E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benedikti XVI Krishtin nuk e vrane hebrenjte

Papa Benedikti XVI refuzon idenë se janë hebrenjtë përgjegjës për vrasjen e Krishtit, në një libër që do të publikohet prej tij javën e ardhshme.

Duke prekur një çështje që ka shkaktuar persekutimin e izraelitëve nëpër shekuj, Papa argumenton se nuk ka asnjë shkrim të shenjtë që fajëson “popullin e mallkuar” për vdekjen e Birit të Shenjtë.

Kisha katolike ndaloi përdorimin e këtij koncepti zyrtarisht në vitin 1965, por grupet izraelite e cilësuan publikimin e ardhshëm të Papës si një hap të madh përpara të Selisë së Shenjtë.

Në libër, Papa argumenton se ishte një rreth i ngushtë aristokrat ai që dërgoi Krishtin drejt kryqëzimit, pasi shihte se si autoriteti i tyre kërcënohej, nga vetshpallja e Jezusit si “Mbret i izraelitëve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›