E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat e kolonelit Gaddafi marrin kontrollin

Trupat mbeshtetese te udheheqesit libian Muammar Gaddafi jane duke luftuar pasi humben nje numer zonash prej opozites ne ditet e para te kryengritjes.

Forcat pro kolonelit Gaddafi ne nje autokolone makinash kane rimarre kontrollin e qytetin verilindor Al-Brayqa ku ndodhet edhe nje infrastrukture e madhe nafte.

Al-Brayqa eshte prane qytetit Ajdabiya me e madhja qender prane qytetit Benghazi qe kontrollohet nga opozita.

Nje korrespondent i BBC-se po raportonte nga Ajdabiya kur nje avion libian i forcave ajrore bombardooi nje depo armesh qe ndodhet prane.

Trupat e kolonelit Gaddafi njoftohet se kane avancuar ne qytet.

Agjencia e Kombeve te Bashkuara per Refugjate UNHCR thote se gjendja ne kufirin e Libise me Tunizine po arrin ne pike krize.

Agjencia tha se shtetasit e huaj qe po ikin nga dhuna ne Libi po vazhdonin te arrinin ne kufi te henen numri kishte shkuar ne 14 mije vete shifra kjo me e larte deri tani brenda nje dite te vetme.

Nje zedhenese e agjencise Melissa Fleming tha se kjo shifer mund te kapercehet sot dhe se shume refugjate kishin pritur deri shtatedhjete e dy ore ne radhe per te kaluar.

Nga ana e saj Organizata Nderkombetare per Migracion IOM po organizon nje program evakuimi si pjese te perpjekjeve per te ndihmuar dhjetera mijera punonjes migrante qe po largohen nga Libia.

Zedhenesi i saj tha se qellimi ishte lehtesimi i presionit ne zonat e kufirit per te mos lejuar qe situata me refugjate te behet e pamenaxhueshme.

Jane angazhuar anije per te bartur egjiptianet deri ne Aleksandri ndersa punonjes nga Bangladeshi po barten me aeroplane ne atdheun e tyre po behen pergatitje per te pranuar edhe migrantet afrikane qe po kalojne ne Niger.

Sipas vleresimeve nje milion e gjysem migrante te huaj ishin duke punuar ne Libi para se te shperthenin trazirat por IOM thote se beson qe shume prej tyre mund te mos jene ne gjendje te largohen per shkak se situata eshte aq jostabile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›