E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi 25 mije mercenare per Gaddafi-n

Mercenarët që luftojnë për Gaddafi-n kundër revoltës popullore në Libi janë rreth 25 mijë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Lidhjes libike për të drejtat e njeriut, Ali Zeidan, sipas të cilit jo të gjithë kanë zbritur në fushën e betejës.

Sipas zëdhënësit, shumica e tyre vijnë nga Cadi, Nigeria, Mali, Zimbabve dhe Liberia.

Zeidan ka shtuar më tej se drejtuesit e mercenarëve paguhen 2 mijë dollarë në ditë, ndërsa ushtarët 300.

Në Tripoli, ka saktësuar ai, ndodhen rreth 3 mijë mercenarë, ndërsa rreth kryeqytetit rreth 3 mijë të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›