E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benfika-Napoli, sfida direkt në “Tring TV”

Napoli do të luajë kundër Benfikës në "Limona" kualifikimin në fazën e grupeve të Kupës UEFA pas fitores së ngushtë 3-2 në "San Paolo". Kjo ndeshje do të transmetohet direkt në paketën dixhitale "Tring TV".
PRECEDENTËT - Për ‘axurrët" napolitanë bëhet fjalë për transfertën e katërt në tokën portugeze. Precedentët e mëparshëm e bëjnë të shpresojë skuadrën e Edi Rejës. Bilanci deri tani është pozitiv: një fitore kundër Portos (1-0) dhe dy barazime kundër Sportingut të Lisbonës (0-0) e Boavistës (1-1). Skuadrat italiane janë të pamundura në fushën e Benfiës prej 14 vjetësh: humbja e fundit i përket Parmës, në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave në sezonin 1993-1994, në këtë rast portugezët fituan 2-1.
NUMRAT - Kjo është sfida e parë zyrtare e dy formacioneve në Portugali. Benfika pret për herë të dymbëdhjetë në ndeshje zyrtare një skuadër italiane. Deri tani bilanci i portugezëve është 4 fitore, 3 barazime e 3 humbje, por luzitanët nuk fitojnë në shtëpi nga 29 marsi i vitit 1994, 2-1 kundër Parmës në Kupën e Kupave. Më pas 5 ballafaqime në "Da Luz" me 3 barazime dhe dy fitore të skuadrave italiane.
REKORD - Napoli është ende i pamundur në sezonin 2008-2009, midis kampionatit, Kupës Intertoto dhe Kupës UEFA. Napolitanët kanë zhvilluar deri tani 10 ndeshje, duke arritur 8 fitore e 2 barazime. Humbja e fundit e Napolit është ajo e 18 majit, kur humbën 2-1 me Lacion. Napoli ka pesë fitore rresht në Europë: 2 me Paniononos, dy me Vllazninë tonë dhe një me Benfikën. Kjo përbën edhe një rekord me pesë fitore rresht në Europë për Napolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›