E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj mposht grekët, Cana humbet me Atletikon

Liga e Kampioneve në ditën e dytë dhuroi surpriza të tjera. Në Grupin A, Roma bëri autokritikë pas humbjes befasuese me Kluzh në ditën e parë. Skuadra e Spaletit fitoi me Bordonë në Francë me rezultatin 3-1, pavarësisht se ishin francezët që shënuan të parët me anë të Gurkuf në të 19'. Për italianët realizuan Vucinic (64') dhe Baptista dopjetë (71' e 83').
Rumunët e Kluzh bënë surprizën e radhës, duke barazuar 0-0 në shtëpi me Celsin e Skolarit.
Në Grupin B, qipriotët Anorthosis Famagusta vazhduan paraqitjet e mira, duke grekët e Panathinaikos. Sarriegi i Panathinaikos shënoi një autogol në favor të "Zonjës" qipriote në të 11' e katër minuta më pas, Dobrasinovic dyfishoi shifrat për Anorthosis. Panathinaikos zgjohet dhe në minutën e 28-të Salpingidis shënoi në portën e mbrojtur nga kosovari Arjan Beqaj. Dominimi i Anorthosis mbi skuadrën greke ishte i plotë: Taher në minutën e 78-të vulosi fitoren 3-1, ndërkohë që për Panathinaikos kjo ishte humbja e dytë.
Inter e Verder Bremen u ndanë në barazim 1-1. Për zikaltërit shënoi Maikon në minutën e 23-të, por golin i brazilianit nuk mjaftoi pasi Klaudio Pizaro (62') barazoi shifrat për gjermanët e Verderit.
Në Grupin C, ukrainasit e Shahktar Donjeckut edhe pse kryesuan 1-0 Barcelonën, humbën në fund të takimit me katalanasit. Golin për vendasit e shënoi Ilsinjo në fundin e pjesës së parë (44'). Lionel Mesi tri minuta përpara përfundimit të takimit, ndërkohë që në minutën e 90-të shënoi golin e fitores për formacionin e Bepe Guardiolës. Sportingu fitoi 2-0 kundër Bazelit të Jurgen Gjasulës.
Në Grupin D, Atletiko Madrid fitoi 2-1 me Olimpikun e Marsejës të kapitenit shqiptar, Lorik Cana. Spanjollët shënuan një gol të shpejtë brenda katër minutash me anë të Serxho Agueros, por Mamadu Niang barazoi në minutën e 16-të. Raul Garsi pas gjashtë minutash realizoi golin e avantazhit.
Në takimin tjetër këtij grupi, Liverpuli shkatërroi kampionen e Holandës, PSV Eindhoven 3-1. Dirk Kajt (5') e Robi Kin (34') ishin autorët e golave. Kapiteni i "Reds" –ave, Stivën Xherard coi shifrat në 3-0 (76'), ndërsa për PSV Eindhoven, golin e nderit e shënoi Koevermans.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›