E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bëni seks rregullisht për tu dukur 7 vjet më të rinj...

LONDER – Studiuesit anglezë kanë dalë në përfundimin se aktiviteti i rregullt seksual i bën njerëzit të duken deri në 7 vjet më rinj. Studimi i fundit u bazua në vëzhgimin e jetës seksuale të një grupi vullnetarësh.

“Ata që dukeshin më të rinj kryenin marrëdhënie seksuale, mesatarisht 50% më shumë se të tjerët. Në grupin e 40-50- vjeçarëve kjo nënkuptonte kryerjen e marrëdhënieve seksuale të paktën tre herë në javë.”- shpjegojnë studiuesit.

Sipas ekspertëve, seksi sjell benefite të shumta për shëndetin: Favorizon gjumin, është shërues natyral kundër dhimbjeve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe sistemin kardiovaskular dhe e bën lëkurën më elastike.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›