E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzimi i avionit, piloti ishte ende në trajnim

SHBA- Dalin në dritë fakte të reja, të aksidentit ajror të ndodhur ditën e shtunë në San Francisko, ku avioni “Boeing 777”, u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos.

Kompania jug-koreane Asiana ka bërë me dije se piloti i aeroplanit, i cili është përplasur në pistën e aeroportit të San Franciskos, ka qenë “ende në trajnim” për drejtimin e avionëve Boeing 777.

Nga hetuesit e sigurisë ajrore të Shteteve të Bashkuara mësohet se ekuipazhi ka bërë përpjekje të ndërpresë uljen, vetëm 1.5 sekonda para përplasjes. 

Incidenti i së shtunës ka lënë të vrarë dy shtetas kinezë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. Në bordin e avionit ndodheshin 307 të cilët udhëtonin nga Seuli për në San Francisko. 

Një prej viktimave dyshohet se është shtypur nga një makinë zjarrfikëse, e cila mbërriti në vendngjarje pas përplasjes së avionit. Vajza 16-vjeçare u gjet pranë daljes së emergjencës në fund të avionit. Ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e vdekjes së adoleshentes.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›