E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Rama sulm publik rrugës së kombit

Partia Demokratike konsideron se kreu i PS-së, Edi Rama, është shprehur publikisht se rruga Durrës-Kukës, është "rruga e askundit".Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha gjatë një konference për shtyp se "sot Rama, nëpërmjet zëdhënëses së tij, u deklaroi shqiptarëve se nuk është ai që e ka quajtuar korridorin e kombit "rruga e askundit".
"Unë ju kujtoj, meqë Ramës i është shuar kujtesa nga humbja e zgjedhjeve, se e ka shprehur publikisht këtë gjë në mediat e vendit, të kontrolluara dhe të pakontrolluara prej tij, zelltarëve dhe pseudoanalistëve politikë", tha Mëhilli.
Ajo shtoi se "nëse Rama ndjen pendesë për shpifjet, sulmet dhe etiketimin ndaj rrugës, le t'u kërkojë publikisht të falur rreth 6 milion shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›