E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Doja më shumë gola



Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se ai do të dëshironte që ekipi i tij të kishte shënuar më shumë gola në fitoren e mbrëmshme prej 1-0 në Europa League ndaj Unirea.

Goli i David Ngog nëntë minuta para fundit të ndeshjes i dha epërsinë ekipit anglez si dhe një frymëmarrje më të lirshme para ndeshjes së kthimit që zhvillohet javën e ardhshme.

"Mendoj se ne kemi mundur të shënojmë një ose dy gola më shumë, por kështu është futbolli. Ekipi ia doli mirë në mbrojtje, 1-0 dhe porta e pastër nuk është rezultat i keq", ka thënë Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›