E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallup:Rreth 1 mln shqiptarë do donin të jetonin jashtë vendit


Rreth 1 milionë shqiptarë, nga 2.8 milionë të pyetur nga organizmi i njohur i sondazheve "Gallup", do të donin të jetonin jashtë vendit të tyre.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni Robert Manchin, drejtor administrativ i Gallup, gjatë prezantimit të raportit më të fundit mbi Shqipërinë dhe prirjet e afrimit të saj me BE-në.
"Një pjesë e shqiptarëve mendojnë se ka mundësi më të mira jashtë vendit të tyre, por është rritur edhe pjesa e atyre që mendojnë se brenda vendit mund të sigurohet e ardhmja", tha Mancin në fjalën e tij.
"Destinacioni kryesor i shqiptarëve, ku do t'u pëlqente të jetonin, është Italia, aty ku ata do të donin të jetonin. Një numër i caktuar është edhe në Greqi e në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Britaninë e Madhe", shtoi ai më pas.

Përfaqësuesi i Gallup deklaroi se çështjet që shqetësojnë sot Shqipërinë, janë ekzistenca e shtetit ligjor, rendit dhe drejtësisë, duke ua hedhur fajin politikanëve të tyre dhe jo Bashkimit Evropian për ngecjen e reformave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›