Një e re mbytet në liqenin e Pogradecit
Sipas policisë së Pogradecit, Drita Shuaipi, 25 vjeçe, nga fshati Rëmenj i Pogradecit, humbi jetën aksidentalisht në liqen rreth orës 11:00 të ditës së sotme.
Shuaipi ka qenë në plazhin e Pogradecit me gjithë familjarët e saj dhe ka hyrë për t'u larë në Liqen, por, sipas dëshmitarëve okularë, ajo hyri në thellësi dhe papritur nuk ka dalë më.
Familjarët e viktimës dhe pushues të tjerë janë përpjekur ta shpëtojnë, por pa rezultat. Mendohet se mbytja ka ardhur për shkak të ndonjë ataku kardiak, tha policia.
Gjatë muajit gusht në Liqenin e Pogradecit kanë humbur jetën tre persona. Plazhi nuk ka roje që mund t’u vijnë në ndihmë të rrezikuarve ose të parandalojnë rastet e mbytjeve.