E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Klauzola e prishjes së kontratës 200 milionë

Madrid - Plot 200 milionë euro. Kjo është klauzola që ekipi i Realit të Madridit ka vendosur për marrëveshjen me talentin portugez Kristiano Ronaldo. Nëse ndokush do të tentojë blerjen e asit portugez, do t’i duhet më parë të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së Ronaldos: më saktë 200 milionë euro. Lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle AS, e cila nuk harron të theksojë se bëhet fjalë për një rekord që kalon 150 milionët e Leo Mesit te Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›