E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Ibra e Maikon qëndrojnë 50% te Interi

Milano - Masimo Morati del hapur përsa i përket tratativës me Realin e Madridit në lidhje me lojtarët Ibrahimoviç dhe Maikon. Në një intervistë për Il Giornale presidenti zikaltër deklaron. ‘Si tifoz do doja që të rrinin, si president them se nëse duan të largohen, mund të largohen.’

Largimi i dy lojtarëve nga ekipi zikaltër duket i afërt: “Nëse ndonjë ekip i dëshiron lojtarët, ia njeh vlerën e merkatos. Për momentin mund të them se lojtarët do të qëndrojnë tek Interi për 50 %".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›