Nje fuci baruti boshnjake
Nga Paddy Ashdown, Ricard Hollbruk
Pothuajse pikerisht 13 vjet me pare, lidershipi amerikan i dha fund luftes me shume se tre vjecare ne Bosnje permes marreveshjes se paqes te Dejtonit. Sot vendi eshte ne nje rrezik real kolapsi. Ndersa ne 1995, vendosmeria dhe uniteti transatlantik ishin te nevojshem nese ne nuk do te donim te ecim symbyllur ne nje tjeter krize.
Kryeministri serbo-boshnjak Milorad Dodik, dikur favoriti i komunitetit nderkombetar (dhe vecanerisht i Uashingtonit) per kundershtimin e tij ndaj Partise Demokratike nacionaliste serbe, ka pranuar axhenden e kesaj partie pa qene molepsur nga bagazhi i tyre gjenocidist. Politika e tij afatgjate duket e qarte: te vendose entitetin e tij serb, Republika Serbe, ne nje pozicion per tu shkeputur nese del mundesia. Duke shfrytezuar dobesite ne strukturen kushtetuese te vendit, lodhjen e komunitetit nderkombetar dhe paaftesine e BE-se per te dale nga kushtezimi i saj, ai, ne dy vjet, ka kthyer mbrapsht pjesen me te madhe te perparimit real qe eshte bere ne Bosnje gjate 13 viteve te kaluara, duke dobesuar ne menyre kritike institucionet e shtetit boshnjak, duke ndaluar pothuajse plotesisht perparimin e vendit drejt nje shteti funksional (te pajtueshem me BE).
Veprimet e Dodik kane qene nxitur nga inkurajimi dhe petrodollaret ruse. Vec kesaj rivali i tij, presidenti me i moshuar i gjithe Bosnje-Hercegovines, Haris Silajxhic, ka nenvizuar nevojen per te hequr dy entitetet qe perbejne Bosnjen, per te krijuar nje vend jo-federal. Dodik pretendon se respekton Dejtonin dhe deshirat e Silajxhicit per ta rishikuar ate, por te dy burrat jane duke shkelur parimin baze te tij: nje sistem federal brenda nje shteti te vetem. Ky nderveprim helmues eshte ne thelbin e krizes se sotme te Bosnjes.
Per pasoje, dyshimi dhe frika qe filluan luften ne 1992 kane qene rigjalleruar. Nje dinamike destruktive eshte duke u pershpejtuar dhe nacionalizmi boshnjak dhe kroat jane ne ngritje. Zgjedhjet e fundit lokale i dhane nje nxitje partive nacionaliste. Kjo pike kthese eshte rezultat i heqjes se vemendjes te komunitetit nderkombetar. Nderkohe qe administrata Bush ne pjesen me te madhe i ka kthyer shpinen Bosnjes, BE-ja eshte thellesisht e angazhuar; anetaresimi ne BE ka qene nxitja vendimtare per te realizuar reformat ne Bosnje qekur eshte percaktuar kjo politike ne 2003. Por BE-ja nuk zhvilloi nje strategji koherente, dhe duke shpallur perparime aty ku keto nuk ishin arritur, BE-ja nuk ka dobesuar vetem influencen e saj ne vend, por edhe postin e Perfaqesuesit te Larte (OHR) dhe pranine ushtarake nderkombetare (Forcen e Bashkimit Evropian - EUFOR - e cila zevendesoi NATO) drejtuesit e perparimit ne Bosnje prej Dejtonit.
Degjenerimi i influences se OHR-se koincidon me terheqjen e ushtarakeve amerikane dhe gerryerjen e EUFOR, i cili tani ka shume pak kapacitet operacional ne dispozicion. Megjithe sinjalet e rrezikshme, Franca dhe Spanja ne dukje duan te terhiqen nga EUFOR perpara fundit te vitit, mesa duket per te treguar piken thjesht teknike qe misionet e BE-se mund te perfundojne.
BE-ja, e fiksuar mbi nje "tranzicion" akoma te papercaktuar nga OHR-ja tek nje mision i perqendruar tek BE-ja, duket e perqendruar per te zbrazur kutite e saja te mjeteve perpara se te dihet se cfare mjetesh do te nevojiten per te mundesuar tranzicionin e Bosnjes. Ajo deshtoi, p.sh., te mbeshtese njeriun e saj ne terren, diplomatin e afte sllovak Miroslav Lajcak, ne nje moment vendimtar, duke minuar seriozisht autoritetin e tij.
Ashtu si Dodik, Rusia eshte duke shfrytezuar vendosmerine e dobet te BE-se, duke i hapur telashe SHBA dhe BE-se ku te jete e mundur. Deri tani paanesia e Moskes ne Bosnje zbehet ne krahasim me ate te BE-se ose SHBA. Perpjekjet e saja per te mbyllur zyren e perfaqesuesit te larte, pavaresisht punes qe eshte bere, duhet t'i rezistohet. Ajo duhet te mbetet e hapur - ose te ngrihet nje organizem ne menyre te ngjashme i forte - deri sa te plotesohen kushtet per tranzicionin drejt nje pranie me normale te BE-se. SHBA, e sakatuar ose jo, duhet te riangazhohet.
Havier Solana, shefi i politikes se jashtme te BE-se, duhet te inicioje nje studim te pavarur qe do te kete per detyre te prodhoje nje politike te re transatlantike, e mbeshtetur nga angazhimi i plote i Uashingtonit dhe nje kushtezim i forte i BE-se, qe mund te coje ne nje angazhim me te thelle dhe me te gjere nderkombetar ne Bosnje. Nje kolaps i marreveshjes se paqes se Dejtonit do te ishte nje problem shtese i panevojshem dhe i padeshirueshem per administraten e re ne Shtepine e Bardhe.
Mbi te gjitha, pas referendumit post-irlandez, politika e jashtme e BE-se do te jete nje politike e Ballkanit. Vemendja kohet e fundit ka qene perqendruar te Kosova. Por Bosnja ka qene gjithmone nje sfide me e madhe dhe shume me e rrezikshme. Tatepjeta e vendit akoma mund te ndalohet, duke siguruar ngritjen e BE-se, administrata e re amerikane duhet te angazhohet, dhe te dy palet te rinovojne angazhimin e tyre per mbijetesen e Bosnjes si nje shtet, duke ruajtur nje prani efektive trupash dhe duke filluar procesin e forcimit te nje afrimi afatgjate te komunitetit nderkombetar, duke perfshire gjetjen e menyrave per te zgjidhur nyjen konstitucionale te Bosnjes.
Ka ardhur koha per t'i kushtuar serish vemendje Bosnjes, nese ne nuk do te duam qe gjerat te perkeqesohen me shume shpejtesi. Por tani, ne te gjithe duhet te dime cmimin e kesaj.
Publikuar dje ne "The Guardian"