E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngushellim nga Berisha, deputete dhe kolege

Pasditen e 25 tetorit 2008 u nda nga jeta, pas nje semundjeje te rende, Bashkim Gazidede, nje nga personalitetet e shquara te jetes politike shqiptare, ish pedagog i Fakultetit te Shkencave te Natyres qe nga viti 1984, ish deputet i Partise Demokratike ne Parlamentin shqiptar ne zgjedhjet e vitit 1992, Drejtor i Sherbimit Informativ Kombetar ne vitet 1992-1997, Nendrejtor i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne vitet 2005-2008.

Bashkim Gazidede lindi ne 2 shkurt 1952, studimet parauniversitare i kreu ne rrethin e Peshkopise, me rezultate te shkelqyera ndersa studimet universitare prane Fakultetit te Shkencave te Natyres, Dega Matematike po me rezultate te shkelqyera. Ne vitin 1984 emerohet Pedagoge prane Fakultetit te Shkencave te Natyres.

Bashkim Gazidede eshte autor i disa teksteve dhe monografive universitare dhe ka pasur nje karriere brilante akademike.

Bashkim Gazidede ishte nje nga ata intelektuale te shkelqyer shqiptare, qe u angazhuan qe ne oret dhe ditet e para ne levizjen demokratike se bashku me pedagoge dhe studente te tjere te Universitetit te Tiranes. Ai dha nje kontribut te vyer ne permbysjen e diktatures komuniste ne Shqiperi. Ne zgjedhjet e 22 Marsit, populli demokrat i Peshkopise do ta sillte ate si perfaqesues te denje te parlamentit pluralist. Pak muaj me vone atij do t'i ngarkohej detyra e krijimit te Sherbimit Informativ Kombetar dhe drejtimin e ketij sherbimi. Ne nje kohe te shkurter Bashkim Gazidede me mencurine e tij, perkushtimin e madh, ndershmerine dhe guximin qe e karakterizonin, mblodhi rreth vetes specialiste te shquar nga fusha te ndryshme dhe organizoi Sherbimin Informativ Kombetar.

Bashkim Gazidede duke qene nismetar i nje bashkepunimi te ngushte me sherbimet partnere, dha nje kontribut thelbesor per sigurine e vendit dhe ne luften kunder terrorizmit nderkombetar. Ai qendroi me vendosmeri ne ditet me te veshtira te rebelimit komunist, duke zbatuar me ndershmeri dhe dinjitet detyrat e ngarkuara nga parlamenti, qeveria dhe presidenti i vendit.

Nga viti 2005 deri ne vitin 2008 ai punoi me perkushtim te madh ne reformen e sistemit te regjistrimit te pasurive.

Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e vet me te dashur, miqte dhe te afermit humben njeriun, te cilin do ta kujtojne gjithmone per virtytet e tij, shteti humbi nje sherbetor te madh e te perkushtuar, kombi humbi atdhetarin e flakte dhe birin e tij te shquar.

SALI BERISHA

JOZEFINA TOPALLI

ASTRIT PATOZI

RIDVAN BODE

BUJAR NISHANI

FATOS BEJA

HALIT SHAMATA

JEMIN GJANA

ASTRIT BUSHATI

LEONARD DEMI

XHOVALIN KOLOMBI

PROF. NIKO THOMA

GJERGJ LEZHJA

SAIMIR KODRA

ILIR RUSMAILI

ENKELEJD ALIBEJ

ARBEN QIRJAKO

NAIM GAZIDEDE

ILIR KROSI

NATASHA SHEHU

PROF. MYQEREM TAFAJ

HASAN HALILI

SIMON MIRAKA

PROF. PETRAQ PETRO

PROF. OMER STRINGA

PROF. AGIM BARDULLA

PROF .AGIM KACANAJ

PROF .URIM BUJARI

PROF. DHORI KULE

PROF. ALEKO MINGA


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›