Kinë, bilanci i viktimave në Xinjiang arrin në 184

Bilanci i të vdekurve nga protestat e dhunshme etnike në rajonin e largët perëndimor kinez Xhinjiang ka arritur në 184 persona.
Agjencia njoftonte se 137 prej të vdekurve i përkisnin etnisë han, që përbëjnë shumicën e popullsisë së Kinës. Ndërkohë që 46 prej tyre ishin uigurë, popullsi myslimane me etni turke, por që kanë lidhje gjuhësore dhe kulturore me Azinë Qendrore. Uigurët përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë së rajonit Xhinjiang prej 20 milionë banorësh.
Pekini nuk mund të humbasë kontrollin mbi territorin e gjerë që ndodhet në kufi me Rusinë, Mongolinë, Kazakistanin, Afhanistanin, Pakistanin dhe Indinë, ku ka rezerva të konsiderueshme nafte dhe që është rajoni kryesor në Kinë për prodhimin e gazit natyror.