Rikthehet Qato, sot në ring me Surman

Sonte në mbrëmje në orën 20:00 në Londër do të rikthehet në ring boksieri i njohur shqiptar Kreshnik Qato. "Shqiponja" do të ndeshet në një ndeshje përgatitore me hungarezin Zoltan Surman, i mbiquajtur "Suri". Kreshnik Qato nuk njeh humbje në këto katër vitet e fundit dhe kjo ndeshje do të shërbejë si një përgatitje për të mbrojtur më vonë titullin e Kampionit të Botës në versionin WBF. Qato do t'u falë një ndeshje të madhe shqiptarëve që jetojnë në Londër të cilët po e presin me padurim këtë përballje dhe pritet që të mbushin plot Kensington Town Holl. Qato është në një formë mjaft të mirë dhe premton se nuk do të zhgënjejë. Padyshim që edhe në këtë përballje Kreshnik Qato do të ketë mbështetjen e Kompanisë Yldon dhe të Presidentit të saj, Ylli Ndroqi.