Flet Cavani, për të ardhmen

Edinson Cavani ka folur personalisht për të ardhmen e tij. Sulmuesi uruguajan ka paralajmëruar Napolin se ai do të largohet nga kjo skuadër në drejtim të një skuadre të madhe.
"Me Napolin do të bisedojmë pas Kupës së Konfederatave. Ajo që dua të them është se unë do të shkoj te një skuadër e madhe. Ka patur spekulime të shumta, por deri tani asgjë nuk ka konkrete.
Unë e di se ku do të shkoj, ndërsa deklaratat e prindërve lidhen me dëshirat e mia" ka thënë Cavani./indeksonline/