Benitez i zhgënjyer me barazimin
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk e fsheh zhgënjimin e tij pas rezultatit tё barabartё nё ndeshjen nё udhëtim tek Stoke City. "Mendoj se nuk filluam mirё. Nё 20-25 minutat e para kishim njё posedim tё madh tё topit, kishim kontrollin e ndeshjes, por pastaj iu dhamë mundësi dhe shpresa se ata mund tё bёjmё diçka mё shumё nga goditjet anësore, gjuajtjet e lira dhe ato nga kёndi", ka thёnё Benitez. "Pjesa e dytё ishte befasisht 50-50, ata sërish kishin shanse nga ndalimet. Kjo ishte njё ndeshje tё cilёn mund edhe ta humbnim por edhe ta fitonim", ka shtuar spanjolli.