Benitez makthi Murinjo Krahasim i pameshirshem
Krahasimi qe do ta shoqeroje ne menyre te pashmangshme per gjate gjithe sezonit per Rafa Benitez rrezikon te jete me i pameshirshem sesa e meriton. Por pas nje mbremjeje shume te veshtire dhe nje tjeter barazimi zhgenjyes imazhet e ardhura nga Madridi ne zemrat e zikalterve kane rihapur menjehere nje plage te quajtur nostalgji. Nje krahasim i tille ka marre permasa edhe me te medha nga menyra e paraqitjes se dy trajnereve ne pankine gjate dy ndeshjeve te fundit. Eumlshte pare nje Benitez i qete pas nje barazimi 1-1 ndaj Leces ne fushe kundershtare ndersa ne krahun tjeter kemi nje Murinjo super te nervozuar edhe pse skuadra e tij fitoi 5-1 por te afte per te mbajtur tensionin e larte mes futbollisteve te tij aq sa kjo i ka kushtuar edhe ndeshkimin me karton te kuq nga gjyqtari gjate nje ndeshjeje te lehte per Kupen e Mbretit ndaj Real Mursias. Pikerisht ne keto momente shume pyetje kane filluar te qarkullojne ne koken e tifozeve te Interit. Ne kete moment emergjent cfare do te kishte shpikur Murinjo i cili nuk deshironte kurre te fliste per mungesat Cfare do te kishte thene pas barazimit me Lecen Me cfare truku mediatik do te na kishte cuditur Kjo sepse eshte thuajse e pamundur Zhoze Murinjo mbetet monumenti me i madh i historise interiste dhe ajo qe ka lene trashegimi ka fshire tashme edhe kujtimet e momenteve te tij me te veshtira per cilindo qe ka ndjekur gjurmet e tij eshte e paevitueshme te mos e krahasojne. Mbi te gjitha sot qe Milani eshte 3 pike me lart dhe Interi i katerti ne klasifikim. Fakt shqetesues per ate qe eshte mesuar te komandoje i qete prej 5 vitesh. Problemi per spanjollin jane tre gishtat e ngritur para tifozeve milaniste vetem nje jave me pare nga Zhoze qe simulojne krenarine zikalter me shume se buzeqeshja e tij per kortezi dhe listes se gjate te demtimeve. Moreti ne nje film te vjeter i thoshte DAlemes.... Jepi... thuaj nje gje si i majte qe je... Pra kjo te le pershtypjen se tifozet para kamerave te televizoreve i thone Rafes Jepi thuaj nje gje si intersit. Ndoshta Benitezit i mungon pikerisht kjo... pervec merkatos.