Benitez mund të largohet nga Liverpooli?

Menaxheri i Liverpooli, Rafa Benitez, ka vazhduar të jetë indiferent në lidhje me postin e tij si trajner i skuadrës nga Anfield duke aluduar tërthorazi në një largim. Liverpooli është në krizë të rezultateve dhe rrezikon pozitën e katërt në Prermier Ligën që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Pas humbjes 1-0 nga Lille në Europa League, i pyetur nga gazetarët se a do të mund të sigurojë Liverpooli pozitën e katërt, Benitez ishte retorik. "Unë mendoj se do të më duhet të garantoj fitoren ndaj Lille. Jam i sigurt se do ta mposhtim Portsmouthin dhe më pas Lillen", përfundoi Benitez. Benitez ishte subjekt i spekulimeve për një largim në drejtim të disa top-skuadrave evropiane, siç janë Juventus dhe Real Madrid.