E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1, Pole Position për Sebastian Vetel

Vetel e ndali kronometrin në kohën 1’54’’101, duke lënë pas dyshen e Ferrarit, Felipe Masa dhe Fernando Alonso. Nga vendi i katërt do niset Ljuis Hamilton me Meklaren.

Mikael Shumaker nuk ka shkuar më tepër se vendi i shtatë, pas shokut të skuadrës, Niko Rosberg (i pesti) dhe Mark Veber (i gjashti). Baton, Kubica dhe Sutil mbyllin renditjen e dhjetë të parëve. Gara e parë për këtë sezon në Formula 1 do zhvillohet nesër në orën 13:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›