Ish-i Mihajloviç mund Interin, ish-i Mançini e uron
Një ditë pasi ndëshkoi ish-skuadrën e tij, Interin, Sinisha Mihajloviç merr përgëzime nga të gjithë. Më i veçanti? Sigurisht, ai i mikut Roberto Mançini. Ish-trajneri zikaltër nuk ka vonuar të urojë teknikun e Katanias, pas triumfit ndaj kryesuesve të kampionatit. “Më shkroi ‘Not bad’ (‘Jo keq’ g.s) dhe m’u bë qejfi”, pohoi Mihajloviçi. Edhe Mourinjo tha fjalët më të mira për të menjëherë pas ndeshjes. “Jam shumë i lumtur, e falenderoj”, tha ai, duke shtuar më tej:
“Jam i kënaqur për tifozët dhe për qytetin e Katanias. Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi nuk e kemi siguruar akoma qëndrimin”. Keqardhje për Interin? “Po, më vjen keq. Të martën kanë një ndeshje shumë të rëndësishme dhe humbja e djeshme ishte e rëndë. Por ne jemi një ekip i vogël dhe nuk ndodh shpesh të mundim një skuadër të madhe. Këto janë kënaqësi që mbeten përgjithmonë në kujtesë”, nënvizoi trajneri serb.