Gerti Haxhiu, trajneri i ri i Partizanit
Trajneri vlonjat drejtoi për 17 javës Skënderbeun, por u shkarkua nga drejtuesit korçarë pas një serie prej 12 ndeshjesh pa fitore. Apolonia dhe Bylisi janë dy skuadrat e tjera që ka drejtuar gjatë karrierës së tij Haxhiu.
Për Partizanin bëhet fjalë për trajnerin e tretë sezonal, pasi në javët e para skuadrën e kuqe e drejtoi Eduard Zhupa. Ky i fundit, pas konflikteve me kapitenin Luan Pinari, u zëvendësua nga Skerdi Bejzade. Gerti Haxhiu do bëjë debutimin e tij në krye të stolit të kuq në ndeshjen kundër Kamzës.