E Shtunë, 31 Tetor 2026

Florentino Perez përsëri në sulm, për Runin

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja sportive spanjolle “As”, e cila shkruan se tashmë kanë filluar kontaktet mes drejtuesve të dy klubeve. “As” kujton që “galaktikët” janë të vetëdijshëm se asgjë nuk mund të bëhet, nëse nuk kanë në dispozicion shumën prej të paktën 70 milionë eurosh.

Vështirë që Mançesteri të heqë dorë nga lojtari më i mirë aktualisht në ekipin e Fergusonit, megjithatë Reali mund të kënaqet me faktin se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2012 dhe hera e fundit kur ajo është rinovuar, ka qenë në vitin 2006.

Agjenti i sulmuesit ka ndërmend të ulet në bisedime për të shtyrë marrëveshjen, e cila do ta mbajë Runin në “Old Traford” deri në vitin 2017, me një pagë prej 12 milion eurosh në sezon. Shumë që Reali i Madridit nuk e ka aspak problem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›