E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez në Atletico Madrid?

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 18:49

Mund të jetë Atletico Madrid e ardhmja e trajnerit spanjoll, Rafael Benitez. Këtë mundësi nuk e ka hedhur poshtë as ish trajneri i Liverpoolit e Interit.

“Atletico Madrid më duket ekip simpatik, gjithmonë më ka pëlqyer. Do ta udhëhiqja këtë ekip me kënaqësi”, theksoi Benitez për radion spanjolle, Radio Marca.

Trajneri spanjoll ishte larguar nga Nerazzurrët në fillim të janarit, pas rezultateve të dobëta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›