Carlo Anceloti perballe kritikave

Trajneri i Chelsea, Carlo Ancelloti është kthyer sërish në qendër të kritikave, ndërsa mediat britanike bëjnë të ditur se aventuerës së tij në pankinën e skuadrës londineze i ka ardhur fundi. Shkak për të janë rezultatet negative në kampionat si dhe forma e treguar nga blerjet e merkatos së dimrit.
Chelsea barazoi 0-0 në ndeshjen e fundit kundër Fulham, ndërkohë që Fernando Torres blerja më e shtrenjtë në histotinë e Premier Ligës, ende nuk ka shënuar më Blutë e Londrës. Këta të fundit janë larguar më shumë nga gara për titullin kampion në Angli, që ishte dhe objektivi kryesor i Ancellotit. Gjithsesi, trajneri italian ka mohuar zërat se do të largohët pankina e Chelsea. ‘Kam kohë që i dëgjoj këto gjëra, por dua të theksoj edhe një herë se do të respktoj kontratën që kam me klubin”, ka bërë të ditur Carlo Ancelloti, i cili më pas ka mbrojtur blerjet e tij të fundit, sidomos Fernando Torres i cili u tranferua vetëm një muaj më parë nga Liverpuli për 58.5 milionë euro.
“Mendoj se Fernando nuk duhet të tregojë asgjë, pasi kualiteti i tij njihet nga të gjithë. Ka luajtur vetëm 3 ndeshje, ndërsa unë jam i bindur se ai do të shënojë shumë në të ardhmen dhe do të ndihmojë skuadrën në objektivat e sja”, ka përfunduar trajneri italian. Chelsea renditet në vendin e pestë të kampionatit anglez me 12 pikë me pak se kryesuesit e Manchester United.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e martë , 15 shkurt 2011 )