SevdahLab në Teatër
Pas Washingtonit, Amsterdamit, Parisit e Stambollit, njëri prej muzicientëve më të rëndësishëm të gjeneratës së re në Bosnje e Hercegovinë, mjeshtri i sevdahut modern, Damir Imamovic do të prezantohet edhe në Prishtinë. Koncerti mbahet të shtunën, më 19 shkurt në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga ora 20.
Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 19:15
Puna e Damir Imamovic në rivendosjen e statusit artistik të muzikës tradicionale boshnjake - sevdah, i ka sjellë atij vëmendje në skenën vendore dhe ndërkombëtare.
Përveç disa CD’ve të publikuara, ai ka marrë pjesë edhe në projektet muzikore me muzicientë si Vlatko Stefanovski, Bojan Zulfikarpasic, Eric Vloeimans, Bachar Khalife, Jadranka Stojakovic...
Hulumtimet e tij në muzikën e BeH dhe mënyra e performimit i japin atij një stil unik të të kënduarit dhe të lojës në kitarë. Njohuritë dhe përvojën e vet, Imamovic e transmeton vazhdimisht përmes programit të tij të laboratorit udhëtues - SevdahLab.
Biletat për koncert mund të blihen në Teatrin Kombëtar, me një çmim prej 3 eurove.