Benitez pret kontraten e re, Liverpuli kualifikimin
Trajneri spanjoll i Liverpulit nuk e kishte rinovuar kontraten, sepse kishte kohe qe nuk po arrihej konsensusi mes pronareve, Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet. Fitorja 1-0, ne "Bernabeu" ishte edhe nje mesazh i qarte, i leshuar nga Rafa Benitez, ne vere qe te arrihej shtyrja e kontrates, per kete sezon. Liverpuli i cuditi te gjithe ne Spanje. Mbrojtesi Karager insiston se rezultati i arritur kishte meriten e padiskutueshme te trajnerit te ekipit, Rafa Benitez. "Per cdo ekip, qellimi eshte i njejte qe te arrihet kualifikimi ne ndeshjen e dyte", - shprehet ai - "Ne kemi ecur mire ne kete kompeticion dhe kjo, fale menyres se organizimit. Ne jemi nje prej ekipeve me te organizuara ne bote. Ja pse ne kemi ecur mire gjate viteve te fundit dhe vazhdojme te paraqitemi me sukses te plote", - shprehet trajneri i Liverpulit. "Ne pjesen e pare, ju e pate ndeshjen. Duhet te dime se ata do te vijne ne Anfield vetem me nje qellim, qe te shenojne, keshtu qe ndeshja vazhdon akoma." Mesfushori i Liverpulit, Josi Benajun shenoi me koke golin e vetem te ndeshjes, ne porten e Realit dhe beson se ekipi i tij, do te kualifikohet ne cerekfinale. "Sigurisht jam shume i kenaqur, qe shenova ne "Bernabeu", por gjeja me e rendesishme ishte se arritem te fitonim ndeshjen", - shprehet lojtari i Liverpulit. - "Ne jemi te gjithe te lumtur, sepse ky eshte nje rezultat fantastik. Arritem nje fitore te madhe, por duhet te mendojme se kemi edhe nje ndeshje tjeter per te luajtur dhe kualifikimi do te vendoset ne "Anfild". "Ne do te futemi ne kete ndeshje, me idene se do te fitojme ne fund. E dime se duhet te punojme shume dhe duhet te tregohemi te kujdesshem ne mbrojtje. Nuk duhet t'i leme hapesire, sepse kundershtari do te sulmoje per te shenuar patjeter. Kemi bere gjithcka mire ne ndeshjen e pare, por Real Madrid eshte nje skuader e madhe, me lojtare cilesore. Ne kemi besim te madh, pas ketij rezultati. Tani duhet te vendosim dhe te mendojme cdo gje per ndeshjen e radhes dhe te sigurojme se do te jemi ne raundin tjeter."