E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temsa Global, partnere e Fiat per Shqiperine

Kompania Temsa Global, fituese e cmimit "Prodhuesi nr. 1 ne bote per vitin 2008", eshte bere partner biznesi dhe njekohesisht pjese e gjigantit Fiat per Shqiperine. Gjithcka eshte bere e mundur nga Anas sh.p.k, qe eshte pjese e pandare e tregut shqiptar te makinave me marken Fiat. Sipas Ergys Gjanit, drejtorit te pergjithshem te Fiat-it ne vendin tone, "permes ketij bashkepunimi synohet perforcimi i games se mjeteve cilesore te transportit qe ofron Anas sh.p.k ne tregun vendas".

Temsa Global, nje nga prodhuesit kryesore te minibuseve dhe autobuseve, eshte pjese e "Sabanci Group", korporata me e fuqishme ekonomike ne Turqi, themeluar ne vitin 1968. Reputacioni i saj eshte ndertuar mbi bazen e profesionalitetit dhe kenaqesise se klientit. Temsa Global ka nisur te prodhoje autobuse qe ne vitin 1987, por ekzistenca e saj ne Evrope si prodhues i pavarur i automjeteve me dizenjim vetjak, ka filluar ne vitin 2001. Ne fund te vitit 2006, kjo kompani eksportonte ne mbi 40 vende te Evropes, Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Po keshtu, ne vetem shtate vite, Temsa Global ka lancuar dhjete modele minibusesh dhe autobusesh te rinj ne treg. Investimet e viteve te fundit perkojne me rritjen e kapacitetit produktiv dhe portofolit te produkteve, arritjen e teknologjise se re, kerkime per zgjidhje te reja, pershtatje te kualiteteve te larta dhe permiresim i procesit te passhitjes, faktore te cilet tregojne vendosmerine e Temsa Global per te ofruar perfitime te vlefshme per klientet e saj. Duke qene se ne Shqiperi qarkullojne autobuse tejet te amortizuar, Anas sh.p.k., sjell nje risi duke qene distributori i pare per minibuse dhe autobuse.

Vendet ku operon Temsa Global

Ne fund te vitit 2006 Temsa Global eksportonte ne mbi 40 vende te Evropes, Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kompania ka hapur ne Belgjike nje shoqate te perbashket, Temsa Europe NV., qe perfshin organizimin e shitjeve dhe marketingut te Temsa Global ne vendet e Komunitetit Evropian, duke administruar nje numer te madh zyrash perfaqesuese dhe distributoresh. Po keshtu, qe prej tetorit te vitit 2006, Temsa Global ka firmosur nje kontrate me Lasheen Group ne Egjipt, per te investuar per prodhimin e autobuseve dhe minibuseve ne kete vend.

Prodhuesi nr. 1 ne bote per vitin 2008

Kompania qe ka fituar cmimin ambicioz per vitin 2008, ne vetem shtate vite ka lancuar dhjete modele minibusesh dhe autobusesh te rinj ne treg, duke pasur shifra rekord prodhimi. Me nje mbulim efikas te tregut, Temsa Global synon te plotesoje edhe kerkesat e tregut te makinave ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›