E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglezet ne nje rruge, drejt finales se Romes

Akoma eshte e gjate rruga, per te shkuar deri ne finalen e Romes, por nga ajo cfare eshte pare ne ndeshjet e para te 1/16-ve, shume njerez mendojne se "Champsions" do te jete serish nje finale si e vitit te kaluar, e tera angleze. Seria A shihet si sfiduese ndaj Premier Liges, ose me mire ekipet italiane synojne te eliminojne ato angleze, para se te mendohet per finalen e muajit maj. Jane edhe emra te tjere te medhenj, nga kampionatet prestigjioze evropiane, por turi tjeter do te vertetoje triumfin e vertete te njeres apo tjetres pale. Mancester Junajtid eshte ekipi me i mire, nga kater ekipet angleze qe luajne ne Ligen e Kampioneve. Barazimi pa gola jashte fushes nuk eshte nje rezultat kushedi se cfare, sepse Junajtid duhet te kujtohet per ndeshjen qe zhvilloi ne "Bernabeu" ne vitin 2000. Arsenali dhe Celsi kane shenuar rezultate te mira ne shtepi, ndaj ekipeve italiane, duke fituar 1-0, respektivisht me Romen dhe Juventusin. Nderkaq, Liverpuli arriti nje rezultat te madh 1-0, ne "Bernabeu", ndaj Real Madridit, fale golit te Josit. Barcelona shfaqi papritur nje loje te dobet, por barazoi rezultatin ne fushe kundershtare, ndaj Lionit 1-1 dhe nese deshiron kualifikimin duhet te rrise performancen para tifozeve, ne stadiumin e saj. Duhet llogaritur edhe Bajerni i Mynihut, i cili synon te rikthehet ne dite te lumtura, pasi fitorja 5-0, ne fushen e Sportingut te ben te mendosh se nuk ishte rastesore. Ekipe te tjera, Panathinaikos, Vilareal, Atletiko dhe Porto duhet te provojne shume, kur te ndeshen me Junajtid dhe "co". Gjithcka eshte e mundshme, por parashikohet se ekipet angleze, do te jene te gjitha ne turin tjeter dhe me tej, kush e di? Nje vit me pare e diskutuan finalen e Liges se Kampioneve, ne Moske, Mancesteri dhe Celsi. Gjate viteve te fundit, ka pasur historikisht nje ekip anglez ne finale. Anglia dhe "Champions" jane nje binom i pandashem, i viteve te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›