RE/MAX, me gjuhen e nje Lideri, ne tregun shqiptar
Shqiperia shikohet si nje treg potencial per zhvillimin e biznesit te transaksioneve ne fushen e pasurive te paluajtshme dhe ajo cfare i mungonte ketij tregu ishte nje emer i besueshem. Blerja e ekskluzivitetit te ketij sherbimi nga "Balfin Group" u arrit pas nje studimi te dinamikave rajonale ne fushat ekonomiko-sociale, si dhe pas krijimit te nje klime te shendoshe dhe kerkuese per me shume cilesi, jo vetem ne fushen e produkteve, por edhe ate te sherbimeve. Drejtuesi i zyres per Shqiperine dhe Maqedonine, Shpetim Spahija, thote se ardhja e "RE/MAX" eshte rezultat i jo vetem mundesive ekonomike ne rritje te vazhdueshme dhe i dinamizmit te larte qe shoqerojne industrine e pasurive te patundshme, por edhe i garancive manaxheriale dhe kapaciteteve drejtuese te kompanise "Balfin Group", qe e solli ate ne nivel rajonal. "RE/MAX Albania" ka jo vetem te drejten e shitjes se "franshizes" se RE/MAX ne vendin tone dhe ne rajon, por edhe pergjegjesine per te siguruar suksesin e metejshem te saj. Hapja e zyres rajonale te RE/MAX ploteson kuadrin evropian te pranise dhe suksesit te kesaj kompanie ne kontinent.
Me nje filozofi te re
Drejtuesit e kesaj kompanie kane nje strategji dhe nje vizion te qarte per te sjelle ne tregun shqiptar te pasurive te patundshme. "Ne besojme se konsumatori shqiptar meriton nje cilesi me te larte sherbimesh sidomos ne blerjen e produktit me te shtrenjte financiarisht dhe tradicionalisht, qe eshte banesa, por jo vetem aq. Per kete, ajo vihet ne sherbim te klienteve te saj, qe mund te jene agjencite ekzistuese te pasurive te patundshme, te cilat duan te perqafojne nje filozofi te re operimi qe ka njohur vetem sukses qe ne fillimet e viteve '70. Ne u ofrojme sherbime edhe atyre qe duan te nisin nje biznes te ri me nje fryme te re, atyre qe kane ne inventaret e tyre plot pasuri, por qe duan t'u mundesohet nje tregtim me i mire dhe me kosto me te ulet, si dhe atyre qe duan te mesojne nje profesion te ri ku te jene te pavarur ne oraret dhe vendet e punes", - thote drejtori rajonal z. Spahija.
Duke qene nje treg i ri, ajo cka synon te ofroje "RE/MAX Albania" eshte edhe ndihmesa ne strukturimin e transaksioneve te pasurive te patundshme, duke ofruar nje lehtesi me teper dhe perfitim per te gjithe palet e perfshira, qe nga shitesit, bleresit, agjentet e pasurive, agjencite, si dhe institucionet shteterore.
Sipas drejtorit rajonal te kesaj zyre, identifikimi i zyrave te ardhshme te "RE/MAX"
do te behet ne baze te disa kritereve mbi te cilat do mbeshtetet trajnimi fillestar dhe ai ne vazhdimesi. "Zyrat e reja te "RE/MAX" dhe agjentet e tyre do te perfaqesohen jo vetem ne rrjet rajonal, por shume me gjere, ate evropian dhe boteror. Ata do te mundin qe te perfitojne edhe me shume nga rrjeti nderkombetar i zyrave "RE/MAX" dhe te bashkepunojne me koleget e tyre brenda dhe jashte vendit, per te arritur nje shkembim produktiv, jo vetem te produkteve, por edhe te eksperiencave", -thote z.Spahija.
Ne kendveshtrimin e drejtuesit te kesaj zyre, ky vizion do te shoqerohet me suksesin qe nuk eshte thjeshte i derivuar vetem nga logoja e famshme e ballonit trengjyresh, por nga cilesia e sherbimit te stafit dhe rrjetit kolos nderkombetar, te gjitha keto te mbeshtetura ne menyre te vazhdueshme nga fushata promocionale rajonale dhe nderkombetare qe kapin vlera shumemilione-dollareshe.
Te dallohesh ne treg
Nuk eshte thjeshte nje emer marke, "RE/MAX" eshte sinteza e nje pervoje 35-vjecare qe ka njohur vetem rritje dhe kjo jo rastesisht apo e ndihmuar nga situatat e favorshme ekonomike. Ajo cka e dallon kete kompani ne treg eshte suksesi i emrit tregtar dhe logos me te famshme ne fushen e tregtimit te pasurive te patundshme. RE/MAX ofron nje mbeshtetje teknologjike te thjeshte ne perdorim dhe te sofistikuar ne prapavije, e cila u ofron me te miren e tregut te gjitheve, zoteruesve dhe perdoruesve.
Nje eksperience e tille nuk do te ishte e mjaftueshme pa trajnim rigoroz dhe te detyrueshem per te gjithe ata qe kualifikohen per te hapur zyrat e "RE/MAX" dhe ky eshte celesi per suksesin e zyres, qe nga hapja apo riorganizimi sipas modeleve efikase e deri tek rekrutimi i agjenteve te suksesshem. Sipas te dhenave, kjo kompani ka nje
mbeshtetje promocionale mbi nje miliard dollare ne vit, qe nga 16 garat e "Formula 1" e deri tek ndeshjet e futbollit.
Kush eshte "RE/MAX International, Inc"
Eshte themeluar ne vitin 1973 nga dy agjente shitjesh, Dave dhe Gail Liniger, ne Denver, Colorado te ShBA. Ne 35 vitet e fundit RE/MAX ka krijuar nje rrjet global nderkombetar i cili shtrihet ne mbi 65 shtete dhe perfaqesohet me me shume se 120,000 agjente shitjesh anembane me mbi 7,000 zyra. Ne Evrope, prezantohet me me shume se 10,000 agjente shitjesh ne mbi 1,500 zyra, sipas motos "Ne treg per veten, por jo i vetem!" Vetem vitin e kaluar jane hapur me shume se 400 zyra te reja te RE/MAX.
"RE/MAX" eshte rrjeti i pare i pasurive te patundshme i perfshire ne me shume se nje milion transaksione ne nje vit te vetem. Ai ze pjesen me te madhe te tregut ne tregtimin e pasurive te patundshme ne shkalle boterore dhe sot ka lidershipin e agjenteve me te mire ne fushen e vet. "RE/MAX" ka floten me te madhe ne bote te balloneve me ajer, e cila numeron me shume se 100 balona.