E Diel, 1 Nëntor 2026

Varshmeria rrenuese nga frika

Behxhet Sh. Shala

Ish-ambasadori slloven ne Republiken e Kosoves, z. Vojko Volk, pasi e perfundoi misionin e tij, ta quaj kushtimisht diplomatik ne Kosove e tha nje te vertete e cila, thuaja ka qene publike por, ne mungese te guximit qytetar eshte heshtur gjate tere kohes. Po cka ne te vertete tha diplomati ne fjale e qe ua prishi gjumin shume pushtetareve dhe e provokoi ndergjegjen e renduar te personaliteteve me ndikim e qe u bene pjese e ketij konformizmi ngulfates per demokracine e brishte ne Republiken e Kosoves, duke legalizuar procese dhe dukuri nder me negativet! Ish- ambasadori Volk tha se elita politike kosovare (nuk jam i sigurt nese ka dicka te tille !) ka nje raport te varshmerise se frikshme ne bashkesine nderkombetare. Kjo eshte nje e vertete te cilen nuk e luan as topi. Ne te gjitha shkrimet e mia, edhe gjate mandatit te Qeverise se zotit Ceku kam shkruar per kete ceshtje duke e adresuar problemin pikerisht te ata qe kane mbjelle friken te politikanet tane! Politikanet tane, per ta kamufluar presionin dhe shantazhimin qe u eshte bere nga nderkombetaret e kane shpikur nje shprehje " miqte nderkombetare" e qe ne fakt nuk eshte asgje tjeter pervecse zevendesim i nje definicioni dhe raporti shume fisnik sic eshte miqesia , si pjese e tradites dhe kultures sone, me nje shprehje artificiale e kamufluar si " miq nderkombetare" e qe nenkupton gogolin nderkombetar i pajisur me fuqi te beje cfare te doje, pa i dhene llogari askujt! Pra, kemi te bejme me nje raport dhe me pale qe ne heshtje e kane gjetur nje modus vivendi, menyre per te bashkejetuar, si nenshtrues dhe i nenshtruar nga e cila perfitojne te gjithe, nderkombetaret dhe vendoret. Eshte fshehtesi publike qe ne Kosove asnje kombinim qe ka te beje me pushtetin, qofte ne nivelin lokal apo qendror nuk mund te behet pa ndermjetesimin e " miqve nderkombetare". Koalicionet parazgjedhore ( ne hije ) e sidomos ato pas zgjedhjeve nuk mund te paramendohen pa e marre sinjalin pozitiv, miratues te Kodres se Dragodanit, ne majat e te cilave ndodhet tempulli apo me mire te them , Orakulli i Zeuses! Aty nuk rrefehet askush, aty nuk kerkohen sugjerime apo keshilla, aty u komunikohen dhe pranohen detyrat! Kush eshte jobashkepunues dhe nuk demonstron fleksibilitet te nevojshem, me se shumti qe mund te perfitoje eshte nje trajtim dyjavor te "Nena Naile" ku stafi mjekesor ben perpjekje ta relaksoje shtyllen kurrizore! Mision i pamundur, gjithsesi! Eshte rrethane lehtesuese mbase se shumica e politikaneve kete nenshtrim apo trajtim qe u behet nga "miqte nderkombetare"e marrin si dicka normale, si vote deliberative ( percaktuese) per t'i arritur majat e pushtetit. E dihet se cfare perfitimesh sjell pushteti ne Kosove, qofte edhe per vetem nje mandat qeverises! Pasurim perrallor, mundesi te besh cfare te deshirosh me vartesit e tu, qytetaret e Kosoves, mesimin e gjeografise boterore me para te te tjereve, shetitja neper media qe do te thote se me nuk je me pjese e folklorit provincial por te atij rajonal, punesimin e te gjithe te dashurve dhe te dashurave tuaja, fotografimi me "miqte nderkombetare" te cilat pastaj do t'i varin ne muret e odave ne vendin e origjines apo do te behen pjese e nje kalendari pleh qe do te shperndahej neper pompat e karburanteve apo motelet ne te cilat ofrohen sherbime te vecanta!"Miqesia" , lexo nenshtrimi ndaj " miqve nderkombetare" u krijon mundesi te keni shofer personal, te drekoni me Salih Berishen, t'ju ftojne ne ngjarje te rendesishme sic jane: "nje kafe me Labin", zgjedhje e Mis Kosova, synetine e djalit te Cen Rrencit dhe shume ngjarje te tjera te rendesishme, te cilat, ne, vdekataret e rendomte vetem mund t'i enderrojme! Pasi, ne realitet nuk do t'i pranonim. Per mua ishte antologjike llaskuceria dhe nenshtrimi i nje zyrtari mjaft te larte te hierarkise se " elites politike te Kosoves" kur fliste per nje mik nderkombetar qe ka vra dhe kthjell ne Kosove! Eshte e pabesueshme sa poshte mund te bie morali njerezor, politik dhe kombetar. Menjehere m'u kujtuan fjalet e Milovan Gjilasit, nje ish komunist serb se:

"pushteti eshte pasioni me i madh"! Nuk e besoj se ky politikani yne te kete degjuar per kete thenie e lere me te kete lexuar dicka, mirepo, kete thenie te Gjilasit e ka bere jashtezakonisht funksionale ne Kosove duke e materializuar maksimalisht ate! Te mjere duken ata politikane, qe pas bisedave informative me " miqte nderkombetare" perpiqen te arsyetohen per veprimet apo mosveprimet e tyre! Privatisht perpiqen ta kompensojne inferioritetin e tyre duke i lavderuar ata qe kane guxim t'i kundershtojne " miqte nderkombetare" dhe jo rralle here, shprehen me fjalet:" po na shpetoni fytyren para populli". Personalisht nuk e besoj se mund te shpetohet fytyra e dikujt, me nje shkrim perkrahes aq me pare qe fytyren e kane zevendesuar me maska te cilat nuk shprehin ndjenja! Ose, e kane zevendesuar fytyren me lekuren e sediles se pushtetit te amshueshem! Lexuesit shume here kane hasur ne raste kur filan politikani, vetem pasi ta kete humbur pushtetin dhe perkrahjen e " miqve nderkombetare", ka bere perpjekje te shfajesohet duke i treguar disa pikanteri te panjohura deri me tani! Kjo nuk eshte asgje tjeter vecse konvertim i mentalitetit denoncues, nga ai i meparshmi kur i ka denoncuar te tjeret te " miqte nderkombetare" te ky i tashmi kur i denoncon " miqte nderkombetare", te populli! I denoncon edhe bartesit vendor te pushtetit me te cilet deri dje kane henger ne te njejten pjate! Si te dilet nga kjo situate ne te cilen gjendemi? Nuk eshte lehte dhe aspak e pamundur! Madje, edhe ne nje shoqeri te kontrolluar sic eshte kjo e jona! Por kjo don nje veshtrim me te gjate dhe me te argumentuar. Ish - ambasadorit te Sllovenise, z. Volk duhet t'i jemi mirenjohes qe e ka thene boterisht kete te vertete mirepo ky " denoncim " i tij per statusin e politikaneve te Kosoves karshi " miqve nderkombetare" do te kishte me shume efekt po te thuhej gjate kohes sa ishte ne mision diplomatik ne Republiken e Kosoves!

* Autori eshte drejtor ekzekutiv i KMDLNJ

Shenim i "KJ": Pikepamjet e shprehura ne rubriken "Forum", jane personale te autoreve dhe per rrjedhoje nuk paraqesin domosdoshmerish, qendrimin redaksional te gazetes "Koha Jone"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›