Benson u përgjigjet shqiptarëve: Familja ime e di që jam pornostare
Breanne Benson, shqiptarja që bën filma pornografikë në SHBA, është rikthyer në vëmendjen tonë, por këtë herë me një deklaratë shumë të fortë kundra shqiptarëve...Breanne ka pasur një debat të ashpër me bashkëpatriotët, në profilin e saj në Twitter. Ajo ka thënë se shqiptarët nuk po e lënë rehat me paragjykime, edhe pse për punën e saj tashmë është në dijeni e gjithë familja. Sipas saj, shqiptarët po e kërcënojnë jo vetëm atë, por tërë familjen. “Më kërcënuan mua duke më thënë se do i tregojnë familjes sime, pasi e dinë emrin tim. Por, tashmë e tërë familja e di këtë gjë dhe ne kemi lidhje të shkëlqyer”, - tha ajo. Breanne, emri i vërtetë i së cilës është Adelina, kishte reaguar edhe më parë kundër disa komentuesve komentuesve shqiptarë, të cilit kishin kërkuar nga aktorja e filmave pornografikë që të mos bëjë më filma të këtillë. “Përsëri po më përgojojnë shqiptarët e zhurmshëm dhe të paditur, duke më dhënë leksion pse unë bëj filma pornografikë! Qesharake! Pse më flasin, nëse nuk e dëshirojnë karrierën time?”, - tha ajo.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)