Tiranë, zihen fëmijët, sherrit i bashkohen baballarët
TIRANË- Dy persona përkatësisht babë e bir kanë mbëtur të plagosur me mjete të forta në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Elbasanit, pranë Liceut Artistik, kur fillimisht ka nisur sherr mes shtetasti Franc Gazhozit dhe një të riu tjetër.
Konflikti ka vijuar dhe me ndërhyrjen e prindërve të dy të rinjve, të cilët janë konfrontuar fizkisht me njëri-tjetrin dhe më pas janë goditur me sende të forta. Për pasojë kanë mbetur të lënduar Gelmond dhe Franc Gazhozi si dhe është dëmtuar automjeti me targë TR 79 62 U.
Dy të dëmtuarit u kuruan nga mjekët në spital, ndërsa policia shoqëroi të pranishmit në konflikt për zbardhjen e motivit të ngjarjes, për të cilin mendohet një sherr i castit për shkaqe banale.
(e.m/News24/BalkanWeb)