E Diel, 1 Nëntor 2026

Adolf Hitler ka shpëtuar një hebre (foto)

Edhe vetë Adolf Hitleri ka mbrojtur një çifut, një ish komandant ushtarak, në bazë të një dokumenti të zbuluar. 

Adolf Hitleri personalisht ndërhyri për të ruajtur çifutin, nën komandën e të cilit kishte luftuar në Luftën e Parë Botërore, në bazë të një letre, zbuluar nga një gazetë gjermane. 

Letra është hartuar në gusht 1940 dhe tregon se Ernst Hess, gjyqtar, nuk duhet të persekutohej apo zhvendosej për shkak se "kjo është dëshira e Fyhrerit". 

Hess, i cili ishte dekoruar në Luftën e Dytë Botërore, shërbeu si guvernator për një kohë të shkurtër në njësinë e Hitlerit ne Flanders, punoi në gjyqësorin e rajonit të Düsseldorf deri në vitin 1936, kur ligjet e aplikuara të "pastërtisë" raciale naziste e detyruan të japë dorëheqjen. 

Ai kaloi pjesën e mbetur të burgosur Luftës së Dytë Botërore e një kamp nazist të punës. Motra e tij vdiq në Auschëitz, megjithatë, nëna e tij arriti të largohet për në Zvicër, ku mori dhënë azil politik. 

Pas luftës Hess, i cili vdiq në moshën 93 vjet në vitin 1983, qëndroi në Gjermani, ku kryesoi agjenci të hekurudhave federale. 

Vajza e Hess, Ursula, tani jeton në Gjermani në moshën 86 vjeçare. 

Nga babai i saj kishte dëgjuar që Hitleri ishte një person i mbyllur dhe nuk kishte miq. 

(an.jole/Balkanweb)
Lidhje te tjera FOTO: Adolf Hitler ka shpëtuar një hebre

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›