EKSLUZIVE/Politikanët që nuk kanë paguar gjobat
Shpeshherë dëgjojmë të thuhet se politi kanët janë të pagabueshëm e që ata janë modelet më të mira mes nesh. Por ja që edhe ata, si shumica prej nesh, kanë gjoba të papaguara, si pasojë e shkeljeve që kanë bërë në qarkullim. Politikanë të njohur në Shqipëri, kanë detyrime financiare ndaj shtetit. “Bluetooth” ju prezanton sot me politikanët që janë në ‘borxh’ me shtetin dhe shkeljet që kanë bërë me automjetet e tyre private.
BAMIR TOPI
Me më pak gjoba, më saktë me një të tillë, renditet i fundit në listë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e vetmja shkelje e të cilit, kjo ndoshta edhe për shkak të
qarkullimit me makinat shtetërore, - ka qenë: Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, me makinën e tij tip ‘Benz’. Detyrimi i tij ndaj shtetit
është 1.000 lekë.
FLAMUR NOKA
Ministri i Brendshëm qëndron në krye të listës së politikanëve ‘debitorë’, me plot 17 gjoba të papaguara. Flamur Noka, është gjobitur disa herë nga rrugorët dhe përshkrimet e gjobave të tij janë kryesisht: Mosrespektim i sinjalizimeve rrugore, qëndrime/ pushime të ndaluara, ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, shkelje, - të cilat ministri i ka kryer me automjetin e tij tip ‘Mitsubishi’. Detyrimi që duhet të paguajë Noka kap shifrën e 15.700 lekëve.
SHPËTIM IDRIZI
I dyti në listë për nga numri i gjobave të papaguara është kreu i PDIU-së, i cili ka 7 të tilla për automjetin e tij tip ‘Benz’. Edhe Shpëtim Idrizi në përshkrimin e
gjobave të palikujduara ka: Qëndrime/pushime të ndaluara, ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit. Gjobat e tij kapin shifrën e 8.300 lekëve.
FATBARDH KADILLI
Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka 5 gjoba të papaguara për automjetin e tij tip ‘Nissan’. Përshkrimi i gjobave të tij është i njëjtë me atë të ministrit të Brendshëm, pra për: Mosrespektim të sinjalizimeve rrugore, qëndrime/pushime të ndaluara, ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve. Shifra që deputeti Kadilli i ka ‘borxh’ shtetit kap vlerën e 5.600 lekëve.
(Emra të tjerë mund ti zbuloni sot në suplementin Bluetooth të Gazeta Shqiptare)
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)