E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bent nuk e lë Aston Villën

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 19:00

Darren Bent insiston se nuk e ka ndërmend të largohet nga Aston Villa, përkundër faktit se shoku i skuadrës, Ashley Young mund ta ndjek rrugën e menaxherit Gerard Houllier, për t’u larguar nga ‘Villa Park’.

Bent dha kontribut të pashoq për klubin, të cilit iu bashkua për rreth 20 milionë euro në janar nga Sunderlandi. Ai realizoi 16 gola këtë sezon dhe e ndihmoi skuadrën e re që ta përfundojë sezonin në pjesën e epërme të tabelës.

“Fansat nuk duhet të brengosen për mua. Jam lodhur duke lëvizur. Jam në Aston Villa dhe e kam shijuar çdo moment që kam qëndruar këtu”, tha Bent.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›