I nderuar me interesimin e Man Utd

Nga Express më 07 qershor 2011 në ora 19:41
Shinji Kagawa e pranon se i pëlqen të luajë në Angli, posaçërisht në Manchester United.
22 vjeçari, i cili e shijoi një sezon fantastik në Borussia Dortmund, para se të lëndohej në fund, i ka thënë ‘Nikkan Sports’ se do të ishte i hapur për të biseduar me kampionët e Anglisë.
“Nëse do ta kisha një ofertë formale, do të isha më se i interesuar për ta dëgjuar se çka dëshirojnë të thonë. Premierliga është njëra prej ligave që dëshiroj t’i sfidoj. Nëse do të ishte Man Utd, do të ishte ofertë edhe më tërheqëse për mua”, ka thënë mesfushori japonez.