E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bent nuk lëviz nga Aston Villa

Menaxheri i Aston Villës, Paul Lambert nuk planifikon të vë në shitje sulmuesin Darren Bent gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bent, 28 vjeç, spekulohej se ka mosmarrëveshje me trajnerin i cili së fundmi e kishte lënë në bankinë për një ndeshje të Premierligës. Por, klubi nga Villa Park ka theksuar se nuk ka asnjë problem me reprezentuesin anglez.

“Nuk ekziston asnjë problem. Menaxheri ka shpjeguar pse nuk e angazhoi Bentin si titullar në dy ndeshjet e fundit dhe ka thënë se dera e tij është e hapur për futbollistin për të diskutuar këtë çështje”, deklaroi një zëdhënës i Aston Villës për Daily Express.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›