E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llorente zgjedhë Premierligën

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente ka vendosur se e ardhmja e tij qëndron në Premierligë, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.

Edhe pse vëllai dhe përfaqësuesit e tij janë duke shqyrtuar oferta nga klube të shteteve të ndryshme Evropiane, futbollisti thuhet se është përcaktuar të vazhdoj karrierën në Angli.

Llorente ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bilbaon dhe tashmë ka njoftuar se nuk do të vazhdojë qëndrimin e tij në klubin bask. Manchester City është përmendur si klub që synon ta sjell atë në Etihad Stadium kurse sulmuesi është i kërkuar edhe në Itali nga Juventus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›