E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Kroacia vrasësi i ish-kryeministrit serb

Kaliniç, i cili ka nënshtetësi serbe dhe kroate, anëtar i shumëkërkuar i klanit të Zemunit, u soll nga Kroacia në Beograd me një avion të posaçëm të qeverisë serbe dhe u vendos në një burg të sigurisë së lartë. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, pranoi se operacioni i dorëzimit ishte kryer në fshehtësi të plotë për shkak të frikës së zbulimit të planit.

Përveç dënimit 30-vjeçar për vrasjen e ish-kryeministrit Gjingjiç, i ekstraduari është dënuar edhe me 40 vjet burgim për pjesëmarrje në një numër vrasjesh, rrëmbimesh dhe në dy akte të cilësuara si terroriste. Ai u dënua nga një gjykatë në Zagreb me një vit e gjysmë burgim për shkak të falsifikimit e dokumenteve të udhëtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›