E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ish-këshilltari i Metës nën hetim

Sipas Zërit të Amerikës, ditën e hënë një gjykatë në Nju Jork ka ngritur akuza ndaj 27-vjeçarit shqiptar, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në kryqytetin amerikan bëri të ditur dje se forcat e rendit ku përfshiheshin edhe pjesëtarë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), kishin arrestuar edhe Florian Veshin nën akuza ku mes të tjerash përfshihet vrasja, rrëmbimi, grabitja dhe djegia.

Prokurorët bënë të ditur gjithashtu se janë vënë në pranga edhe dhjetë persona të tjerë si pjesë të një grupi të akuzuar për vrasjen e dy pesonave, trafikimin e më shumë se 680 kilogramëve marijuanë dhe rrëmbimin e dy njerëzve.

Almir Rrapo u arrestua nga policia shqiptare në ambasadën amerikane në Tiranë më 2 korrik, kohë në të cilën shërbente si këshilltar i lartë administrativ i ministrit të Jashtëm ilir Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›