EULEX-i garant për lirimin e Haradinajt
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ka garantuar edhe lirimin e bashkëluftëtarit të Haradinajt, Lahi Brahimaj. Gazeta serbe “Politika” raporton sot se EULEX-i ka marrë përgjegjësitë për lirimin e tyre deri në rifillimin e gjykimit të pjesshëm të caktuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.
Sipas gazetës, EULEX-i ka pranuar që ish-kryeministri i Kosovës të lirohet përkohësisht, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos largohet nga Prishtina (vendbanimi) apo Gllogjani (vendlindja). Gjithashtu, sipas kushtit, Haradinaj duhet të njoftojë autoritetet e misionit evropian 24 orë përpara, nëse vendos të lëvizë nga njëri vend në tjetrin.
“Gjatë lirimit me kusht, Haradinaj nuk ka të drejtë të marrë ndonjë post qeverisjeje në Kosovë, nuk ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitete publike dhe as të bëjë deklarata publike. Por ai mund të vazhdojë aktivitetin e tij partiak”, citon një komunikatë të EULEX-it e përditshmja serbe.