Bentler: Nuk ka ndarje integriteti i Kosovësdo të jetë i garantuar
PRISHTINE-Integriteti i Kosovës do të jetë i garantuar, sepse kjo është pjesë edhe e Marrëveshjes së Kumanovës. Nuk ka ndarje të Kosovës, tha në një intervistë për Radio Kosovën komandanti i KFOR-it Markus Bentler, në 11 vjetorin e marrëveshjes tekniko - ushtarake.
Bentler tha se në Kosovë ka ende rreziqe për sigurinë, ndërsa gjendja në veri është proces politik dhe nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake.
I pyetur për rreziqet për sigurinë e Kosovës, posaçërisht në pjesën veriore të vendit, Bentler pohon se ka të tilla.
“Nuk mendoj se janë të nivelit të lartë, por kemi vatra të nxehta. Kur shikoni me kujdes incidentet e kohëve të fundit: kontejneri i djegur, sulmet në antena nga serbët apo kushdo qoftë e shihni se duhet të shikojmë me shumë kujdes në të gjitha këto. Por, këto nuk janë të lidhura vetëm me veriun e Kosovës. Kemi pasur kohët e fundit disa incidente në kufirin me FYRUM-in ku elemente të armatosur dhe grupe të armatosura kanë provuar të hyjnë në Kosovë. Pra ende ka disa shqetësime, disa vatra të nxehta ndaj të cilave duhet të jemi të kujdesshëm”.
I pyetur për një rrezik të mundshëm nga Serbia, Bentler e mohon këtë. “Ashtu si e kam thënë dhe po e përsëris edhe këtu: nuk ka asnjë rrezik të jashtëm që vjen nga Serbia. Pra, njerëzit e Kosovës mund të jenë shumë të qetë dhe të ndjehen të sigurtë. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me forcat e armatosura të Serbisë ka të bëjë me çështjet e sigurisë në vijën administrative kufitare”.
Bentler thekson se pas 11 vjetësh mision në Kosovë, askush nuk pohon se misioni i KFOR në këtë vend është përmbushur.
(d.b/BalkanWeb)